Kronika

U kap me automatikë e plumba në banesë, arrestohet 58-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 58-vjeçar pasi u kap me armë në banesë. Sipas burimeve zyrtare mësohet se në pranga ra Qamil Selamaj, 58 vjeç, banues në fshatin Golimbas, Bashkia Selenicë.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Golimbas, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri dhe municone me fishekë, konkretisht:



– Pushkë gjysmë automatike model 56,
– Pushkë automatike model 63,
– 45 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278 i K.Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas