Kronika

U kap me 19 pistoleta, suedezi: Do bëja vetëm transportin e tyre






               Publikuar në : 11:33 - 16/08/18 |
mapo.al

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 21-vjeçarin suedez Sebastian Vall, që u kap duke trafikuar 19 pistoleta.


I riu nga Suedi u kap tre ditë më parë në doganën e Muriqanit duke udhëtuar me autobusin e linjës Kosovë-Gjermani. Armët i kishte të fshehura në një çantë.

Para trupës gjykuese, ai tha se kishte qëndruar disa ditë në Kosovë dhe armët do t’i dërgonte më pas në Suedi.

21-vjeçari suedez u shpreh se nuk e njihte personin nga i cili mori armët, por pranoi se do të bënte vetëm transportin e tyre.

“E bëra pasi isha i papunë, nuk kisha para për studime”- ka thënë ai.

Gjykata vendosi që Sebastian Vall do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas