Kryesore

U qëllua si ekstremist me armë, grekët duan ta bëjnë hero…






               Publikuar në : 16:11 - 15/11/18 |
mapo.al

Një bust për Konstantinos Katsifas dhe një rrugë me emrin e tij. Njoftimi për nderimin e 35-vjeçarit nga Bularati që për grekët konsiderohet ‘hero’ është dhënë nga kryetari i bashkisë së qytetit të Argons në Mikenë, Dimitris Kambosos. Iniciativa e tij ka gjetur edhe mbështetjen e këshillit të qytetit.


Ai e ka dhënë njoftimin nëpërmjet një videoje të shpërndarë në internet ku njoftoi se do t’i jepet emri i Konstantin Katsifas një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”,- tha Kambosos.

Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur.

Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35-vjeçarit, ndërsa nuk ka ngurruar të kritikojë ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas