Kronika, Kryesore

U fut nga Kapshtica me grupin e refugjatëve, arrestohet terroristi që ka luftuar në Siri

Dy ditë më parë policia ndaloi në Kapshticë 16 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, pasi po tentonin që përmes Shqipërisë të kalonin në vendet e BE.

Emigrantët ishin 10 nga Siria, 5 palestinezë dhe një libian. Pas ndalimit ata janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.



Por Report Tv mëson se në mesin e 16 të ndaluarve është edhe një sirian që dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve terroriste që vazhdojnë ende luftën në Siri e Irak.

Pas arrestimit ai është dërguar në Qendrën e Mbyllur për të Huaj në Kareç, ndërsa po punohet për ta identifikuar. Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për sirianin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas