Kryesore

U dënua për vrasje: Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë

Publikohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar me armë në Spanjë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas mediave spanjolle, ai është Fatmir A.,i dënuar më parë për vrasjen e një 26-vjeçari të ndodhur në Cambrils në shkurt të vitit 2008.



Policia spanjolle dyshohet se 43-vjeçari Fatmir A. është ekzekutuar për hakmarrje.

Pas daljes nga burgu, shqiptari jetonte në Reus, në provincën e Tarragona, Katalonjë. 43-vjeçari u ekzekutua me armë rreth orës 00:45 të së mërkurës.

Kanë qenë banorët e zonës që lajmëruan policinë, e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti të shtrirë në tokë dhe të pajetë Fatmir A.

Dëshmitarët u thanë hetuesve se dëgjuan disa të shtëna me armë. 43-vjeçari mendohet se u qëllua nga një person në distancë të afërt.

Ky i fundit më pas u arratis me një makinë me xhama të zinj.

E shkuara kriminale e Fatmir A.

Më 29 shkurt të vitit 2008, 43-vjeçari shqiptar ekzekutoi me armë një 26-vjeçar në një pikë karburanti në Cambrils. Ai u arrestua më 20 maj pas hetimeve të policisë, e cila e identifikoi si autor i vrasjes së të riut.

Në atë kohë, shqiptari mbante dokumente bullgare të falsifikuara. Krimi i ndodhur para 10 viteve i cilësua si larje hesapesh për çështje droge dhe prostitucioni. /tvklan

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas