Kryesore, Universitet

U bë hit në rrjet, ja fjalimi i plotë i biznesmenit në diplomimin e UET

Në ceremioninë e diplomimit të brezit të 10-të të studentëve,  mbajti një “commencement speech” duke frymëzuar studentët për t’iu përkushtuar punës edhe Presidenti i INFOSOFT, Grigor Joti.

Grigor Joti u shpreh në mënyrë të sinqertë në lidhje me sfidat dhe realitetin e tregut të punë, që i pret studentët e sapodiplomuar.



Mapo.al sjell fjalimin e plotë të z. Joti që është bërë hit në rrjetet sociale.

 

Mirembrema te gjitheve,

A dukem qe kam shume emocion? Po perpiqem ta mbaj, por ne fakt, kam, dhe shume madje.

Vetem per kete i kam zili politikanet. Flasin ne publik pa pike emocioni. Ligjerojne. Ja bejne qejfin publikut, ai i duartroket dhe cdo gje shkon mire.

Por une kam qene pegagog matematike ne kohen xhaxhit ose te diktatorit. Qe te jem i sinqerte me ju, dhe mos me vershelleni, po e bej si ai Hekri i reklames Elbar, kam ngelur studente ne klase. Po, e kam bere! Keshtu jemi ne te matematikes. Edhe ne biznes nuk jemi shume tolerante.

Edhe kur pergatita kete fjalim, megjithese doja ta sheqerosja, nuk besoj se kam kuturisur ndonje gje qe do ju pelqeje shume. Keshtu qe, duke mos qene i sigurte se do ma jepni duartrokitjen ne fund, a ma jepni nje si parapagim? Se keshtu do me ikin edhe emocionet.

Sapo ju demonstrova nje manover biznesi. Kerkoni gjithmone parapagim. Shefat do ju pergezojne.

Falemnderit per ju prinder! Rezbegde blag per ju studentet!

Nga ky pozicion, shikoj perballe vetem fytyra te qeshura e te kenaqura.

E kuptoj kenaqesine e pedagogeve, qe ju shohin si produktin e tyre te edukimit, por edhe qe po shpetojne nga disa prej jush, qe mund tua keni sjelle ne maje te hundes gjate ketyre viteve.

E kuptoj edhe kenaqesine e prinderve, qe ferkojne duar, sepse nuk do i paguajne me Cilit kestet e studimit, madje, disa, i genjen mendja, se do ju coni noj lek ne shtepi.

Por ajo qe nuk kuptoj, eshte kenaqesia ne fytyrat e studenteve. Cuna, goca, a e dini qe sapo ju mbaroi periudha me gallate e jetes? Gallata is over!

Ju do vazhdoni me Instagram e Facebook, ata me capkenet do ta marrin ndonje “teke bar” tek rruga per tek TEG-u, sepse disa fytyra ketu, i kam pare atje ne darke, me makinen ne flash.

Por, kur te filloni pune, nuk do keni me keta pedagoget e mire e tolerante, por ca shefa te shpifur, si puna ime, qe do ju kerkojne llogari e do jua merzisin jeten.

Ok, e bera edhe te keqin.

Shakate menjane, tani duhet te bej detyren, per te cilen Cili me ka thirur ketu. Duhet te jap disa keshilla.

E verteta eshte se ju keni plote te drejte te jeni te kenaqur e te lumtur sot. Sapo kompletuat nje detyre shume te rendesishme te jetes tuaj. Me gjuhen e biznesit, sapo keni kryer investimin capital kryesor. Tani do te filloni te merrni rezultatet e ketij investimi.

Dikush, qe do te doje te kete nje jete te qete e modeste, me diplomen e UET do te mund te zere nje pune te mire, me nje rroge disi te mire, te krijoje familje, e te beje kolopuce. Por gjithsesi do ti duhet te numeroje ditet deri sa te marre rrogen tjeter.

Mund ti hyni edhe politikes, dhe per kete nuk di keshilla, sepse nuk ja them fare.

Por, nese zoti ju ka dhene ambicien per sukses, nese e doni ate, atehere emri i lojes eshte nje: PUNE, PUNE, PUNE, PUNE, PUNE.

Ketu ne leter fjalen PUNE e kam shkruar me shkronja kapitale.

E di qe nuk po ju them asgje te re. E di qe po i bie te njejtes gozhde qe i kane rene prinderit tuaj, pedagoget tuaj, por kjo eshte.  Ju siguroj se nuk ka rruge tjeter. Duhet edhe fat, por ju siguroj se fati shkon gjithmone tek ai qe punon.

Pas suksesit te Stiv Jobs, Rihanes, Kristiano Ronaldos ka nje pune kolosale, pa e ekzagjeruar, ka sakrifica. Pikerisht ne ate pune shkon e ben fole edhe fati.

Kohet e fundit kam pare ne Netflix disa seriale qe tregojne per trafikun e droges. Tip Narkos, etj. E dini o cuna qe edhe baronet e droges punojne shume? Nuk do ta besoni, po punojne edhe ata te shkretet shume. Se kane konkurence edhe ata.

Do ju kap edhe nje keshille te dyte.

Sot jeni dicka me shume se 20 vjet. Kur ju keni lindur, asgje nga mrekullia teknologjike e internetit nuk ekzistonte. Sot te gjithe keni ne dore nje send magjik, qe ua sjell boten ne pellembe te dores. A mund ta imagjinojme si do jete bota kur ju te jeni 40 vjet? Po kur ju te jeni 60 vjet? Dhe do jeni se shpejti.

A mund ta imagjinoni si do jete puna dhe jeta ne ate kohe? Veshtire ta imagjinojme. Jo vetem teknologjia, por shume gjera po ndryshojne me shpejtesi marramendese.

Por nje gje e dime me siguri: qe edhe kur te jeni 40 vjet, edhe 60 vjet do duhet te punoni, te jeni te lidhur me zhvillimet e gjithaneshme te jetes. Dhe per kete do te duhet te STUDIONI ne vazhdim. Edhe fjalen STUDIM e kam shkruar me kapitale ketu ne leter. Nese zoti ju ka dhene ambicien e suksesit do ta keni edhe kete taksirat. Duhet te studioni vazhdimisht qe koha she zhvillimi te mos ju lere mbrapa.

Mund tju thoja edhe me shume, por me mire pak dhe sakte.

Ne program me kishin caktuar te flisja 10 minuta. Une fola rreth 5 minuta. Per 5 minutat qe ju kurseva, a me jepni nje duartrokitje me te forte se ajo qe i dhate guvernatorit?

Falemnderit dhe suksese!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas