Aktualitet

U arrestuan në 2015, Prokuroria çon për gjykim dosjen e pasurisë së vëllezërve Hasanbelliu

Dy vëllezërit Gentjan (Geron) Hasanbelliu dhe Erion (Mikel) Hasanbelliu u arrestuan në 2015 pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian për trafik droge dhe prostitucioni.

Ndërkaq, Gjykata e Fierit kishte vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e tyre dhe të Hysnie Hasanbelliu në akuzën e pastrimit të produktit të veprës penale, sipas Nenit 287 të Kodit Penal.



Tani, prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka kaluar për gjykim çështjen penale në ngarkim të dy vëllezërve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas