Bota

U akuzua si homofob dhe anti-islamik, Senati amerikan konfirmon Mike Pompeo si shefin e diplomacisë






               Publikuar në : 19:53 - 26/04/18 |
mapo.al

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-drejtorin e CIA-s Mike Pompeo si sekretar i shtetit, duke i dhënë fund një beteje të fortë konfirmimi.


Z. Pompeo u akuzua nga demokratët se ka mbrojtur pikëpamjet anti-islamike dhe homofobike.

Senati votoi 57-42 për ta miratuar atë si diplomatin më të lartë të Amerikës, të dytin e presidencës së Trump.

Paraardhësi i tij, Rex Tillerson, u shkarkua muajin e kaluar nga presidenti nëpërmjet Twitter në mes të përplasjeve midis tyre.

Aprovimi vjen në një kohë ku Z. Pompeo duhet të udhëheqë një delegacion të SHBA-së në bisedimet e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel këtë fundjavë.

Ai ka organizuar një samit në mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut në muajt e ardhshëm.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas