Bota

Tusk: Për Serbinë nuk do të vendoset në Moskë, as në Bruksel

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka thënë në konferencën e përbashkët me Vuçiç se e ardhmja e Serbisë nuk do të vendoset në kryeqendrat e rëndësishme botërore, si Uashington, Moskë, Bruksel, por vetëm në Serbi.

Pas takimit me shefin e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, Tusk u shpreh se serbët nuk do të lejojnë të mos vendosin vetë për të ardhmen e tyre.



“Bashkimi Evropian është dhe do të jetë partneri më i besueshëm i Serbisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ai, duke shtuar se përgatitjet për samitin e ardhshëm në Sofje në maj janë arsyeja kryesore për vizitën e tij.

“Në samitin në Sofje, ne do të konfirmojmë gatishmërinë për të punuar në perspektivën evropiane të rajonit,” tha Tusk.

Ai shtoi se një nga temat e diskutuara ishte dialogu me Prishtinën.

“E di se kjo është çështje e vështirë, por edhe zgjidhje strategjike e cila në fund do të shpaguhet. Në BE kemi ndërtuar një komunitet në mënyrë që askush të mos e paguajë pavarësinë e vet me gjakun e tyre, kështu që ne duhet ta shohim BE-në si një projekt me një dimension strategjik. Së bashku mund të arrijmë pothuajse gjithçka – prosperitet, nivel më të lartë të jetës, demokraci, sigurinë dhe, mbi të gjitha, respektin e ndërsjellë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”, tha zyrtari i lartë evropian.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas