Aktualitet

Tusk mesazh Amerikës: Respekto aleatët e tu, pasi nuk ke shumë






               Publikuar në : 16:42 - 10/07/18 |
mapo.al

Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur një luftë ekonomike me të gjithë vendet e botës, pasi vendosi të aplikojë tarifa shtesë për importet e çelikut dhe aluminit.


Kina dhe Bashkimi Europian janë vendet më të prekura nga ky vendim, ndërsa këta të fundit kanë pasur përplasje të shumta me SHBA-të, që pas ardhjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Së fundi ka qenë Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Europian, që pas nënshkrimit të një deklarate mbi bashkëpunimin midis Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), i dërgoi nëj mesazh SHBA-ve.

“E dashur Amerikë. Respekto aleatët e tu, pasi nuk është se ke edhe aq shumë”,- deklaroi presidenti i Komisionit Europian.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas