Bota, Kryesore

Turqi/ Qëllohet me armë nga një makinë në drejtim të Ambasadës Amerikane

Bëhet e ditur se një person i armatosur i paidentifikuar qëlloi disa herë drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin turk, Ankara nga një makinë në lëvizje, duke shkatërruar një dritare. Policia po kërkon të dyshuarin. Fatmirësisht askush nuk u plagos gjatë sulmin, raportojnë mediat lokale.

Të shtënat ndodhën rreth orës 5:00 me orën lokale. Pesë ose gjashtë të shtëna armësh u dëgjuan pranë kabinës së rojës së sigurisë në portën 6 të ambasadës.



Ato erdhën nga një makinë e bardhë që kaloi dhe u arratis para se të fiksohej targa e saj.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kërkimi për makinën dhe të arratisurit po vazhdon.

Sulmi vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis aleatit të NATO-s, SHBA-ve dhe Turqisë po përkeqësohen me shpejtësi pas arrestimit të pastorit amerikan Andreë Brunson në Turqi.

<
>
auto_image21534746378 auto_auto_29C8B11D-9B73-41E0-9F08-F1650147BB36_w1023_r1_s15202406601534745649 683708__S1hunAPIQ 683708__rkyF3RPUQ 683708__rkekFn0D8m 683708__original auto_image1534746369
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas