Kryesore, Sport

Turp! Kombëtarja e Panuçit ‘shkërmoqet’ nga Skocia, 4-0

Kombëtarja e Kristian Panuçit ka përjetuar një makth mbrëmjen e sotme teksa është mposhtur me rezultatin 0-4 nga Skocia në “Loro Boriçi” në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Një humbje katastrofike përballë kombëtares skoceze që e dominoi të gjithë takimin. Vuajtjet nisën në minutën e 14-të, ku Frajser kaloi në avantazh të tijtë pas një gabimi të Xhakës.



Për t’ia u bërë më të lehtë fitoren kundërshtarëve, mendoi kapiteni Mërgim Mavraj që në minutën e 22-të ndëshkohet me karton të kuq, pas goditjes me kokë të kundërshtarit. Fleçer do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë ishte radha e Forrest që me dopietën e tij vulosi rezultatin 0-4. Një fitore e merituar e skocezëve përballë një Shqipërie të pafuqishme, që nuk arriti të gjuante qoftë edhe njëherë të vetme në kuadrat. E gjithë përgjegjësia bie mbi trajnerin, i cili duket se i vuri kapak zhgënjimeve ma paraqitjen e sotme.

SHQIPËRI-SKOCI 0-4

Frejser 14′ , Fleçer 45+1′, Forrest 55′, 67′.

bandicam 2018-11-17 21-08-22-965

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas