Media

Turjan Hyska në Klan…i merr “Vizionit” emisionin e humorit!

Në muajin qershor, Turjan Hyskën do ta shohim në Televizionin Klan me një program të tijin, ndërsa në një tjetër media, në Klan Plus, Turi pritet të marrë postin e drejtorit Ekzekutiv të Televizionit. Pas vetes, moderatori do të marrë edhe aktorët e humorit të spektaklit të së martës “Apartamenti 2Xl”.

Hyska do të marrë edhe emisionin ku ai është producent. Kështu, bashkë me Turin, televizionit Klan do t’i bashkohen edhe aktorët e njohur të humorit si Julian Deda, Albano Bogdo dhe të tjerët, raporton Expres. Kujtojmë se Julian Deda, veç aktorit në “Apartamentin 2XL” është edhe në jurinë e “Dancing With The Stars” në Vizion Plus, spektakël i cili deri në muajin qershor përfundon.



Deri më tani dy ekranet që kanë rrëmbyer audiencën e veçantë me programe humori janë Top Channel me “Portokalli” dhe Vizion Plus, me dy spektakle “Alpazar” dhe “2XL-në” që tashmë zhvendoset në Klan. Kështu, televizioni kombëtar Klan plotëson edhe boshllëkun e një spektakli të mirëfilltë humori.

Detajet se kur pritet të nisë emisioni i humorit në Klan dhe dita e orari që do të zgjidhet për transmetimin e tij, pritet të zbulohen më tej, por ajo që mbetet e sigurt, është fakti se qershori e gjen Turjan Hyskën në TV Klan, dhe Klan Plus.

Turjan Hyska është i martuar me bukuroshen Orinda Huta, e cila nisi karrierën si moderatore, gjithashtu në Vizion Plus. Pas programeve të ndryshme që ajo drejtoi, tashmë bjondja simpatike drejton emisionin “Cover” në Vizion Plus. Nuk dihet ende nëse Turi do të marrë me vete në rrugëtimin e ri në media edhe bashkëshorten e tij. Edhe ai e ka nisur karrierën e tij si moderator në ekranin e Vizion Plus me emisione si “Përrallë nga e kaluara” , “Mos u nxeh”, “Oktapod” etj.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas