Sociale

Turizmi, në Bogovë vizitorët shtohen vit pas viti

Bogova është një pikë turistike e cila shtrihet mes maleve dhe e gjelbëruar gjatë të gjithë vitit.

Bogova është e vendosur në të djathtë të lumit Osum dhe ka filluar të popullohet në vitet ’30, kur për herë të parë në këtë fshat zbriti familja Qama.



Kjo familje ngriti edhe mullirin e parë të blojes, i cili është funksional edhe sot.

Bukuria e natyrës ka bërë që Bogova të vizitohet nga shumë turistë vendas e të huaj. Kryeplaku i Bogovës thotë se, duhet më shumë vëmendje për promovimin e zonës.

Bogova, për nga bukuria dhe burimet që ofron, mbetet atraksion turistik gjatë të gjithë vitit dhe të gjithë turistët e huaj që vizitojnë Beratin, në itinerarin e tyre kanë të përfshirë edhe një ndalesë në Bogovë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas