Kryesore, Politika

Turizmi/ Ambasadorja e BE “shuplakë” qeverisë, shfaqet në krah të Voltanës

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiarnë, Romana Vlahutin gjatë një vizite në Theth, ka realizuar një takim me banorët e zonës, dhe është njohur nga afër me problematikat kryesore që pengojnë zhvillimin e turizmit të këtij fshati.

Si shqetësime kryesore, banorët e Thethit përmendën konkretisht mungesën e çertifikatave të pronësisë, rrugën e amortizuar nga Qafa e Thores në brendësi të fshatit dhe mungesën e energjisë elektrike.



“Roli i shtetit është thelbësor, këtë diskutuam edhe me banorët. Kryesorja dhe gjëja e parë që duhet zgjidhur, pasi ka mjaft sensitet është çështja e pronësisë.  Që në hapat e parë kur parlamenti miratoi vite më parë ligjin 7501, banorët këtu ishin kundër dhe refuzuan ta zbatojnë. Kjo pasi ata dinë kufijtë e tokave të të parëve, pra e kanë të qartë kush, si dhe me kë janë fqinj.”-tha Vlahutin.

Po ashtu, Vlahutin e cilësoi zgjidhjen e çështjes së pronës në Theth si një çështje mjaft urgjente.

“Eshtë emergjente kjo zgjidhje sepse ata nuk mund të përfitojnë nga asnjë grant i BE-së, si psh fondet IPARD. Por kjo është e rëndësishme edhe për investitorët që duan të vijnë këtu, pasi pa çertifikatë pronësie nuk mund të bësh asgjë”, ka thënë ajo.

Ambasadorja e BE-së nuk la pa përmendur edhe dy problemet e tjera, si infrastrukturën e dobët rrugore dhe mungesën e energjisë elektrike.

“Nga ana tjetër, infrastruktura është kryesore. Për 8 muaj rruga është e pakalueshme, pasi bllokohet nga dëbora dhe 4 muaj të tjerë të duhet një makinë e mirë të vish, pasi është shumë e amortizuar. Energjia elektrike është gjithashtu problem, rrjeti i amortizuar dhe luhatjet e tensionit. Voltazhi i ulët prish pajisjet, por së dyti pengon biznesin të zhvillohet siç duhet.

Njerëzit këtu kanë ide të qarta si duan të punojnë, ta zhvillojnë këtë hapësirë e të ruajnë tradicionalen, atë që kanë trashëguar e që është thesar i zonës. Pra nevojitet një ndihmë sa më parë. Qeveria, pushteti vendor duhet të krijojnë mundësi zhvillimi.”-tha ndër të tjera Vlahutin.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas