Aktualitet

Turistët e huaj pushtojnë lulishten pas monumentit të Skënderbeut

Një “Evropë e organizuar dhe vitale” ishte ëndrra e themeluesve të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. E duket se një copëz Evrope ka lindur edhe në lulishten  e re pas monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, ku  Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pak ditë më parë nga një pemë.

Vetëm 10 ditë nga hapja e kësaj lulishteje, janë të shumtë qytetarët, por edhe turistët të cilët gjatë shëtitjes në sheshin “Skënderbej”, preferojnë që të ndalen për disa minuta çlodhjeje nën freskinë e pemëve të sapombjellja e cila i ngjan një oazi qetësie në qendër të qytetit.



Aktualisht ka nisur puna dhe për mbjelljen e luleve shumëngjyrëshe dhe për barin duke krijuar një tapet të gjelbër.

Të publikosh një foto në Instagram apo në Facebook nga sheshi “Skënderbej” dhe nga lulishtja pas monumentit të Heroit tonë Kombëtar është kthyer tashmë në një trend.

Që prej marrjes së detyrës në krye të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka nxitur zgjerimin e zonave të gjelbra në qytet, si parqe, kopshte publike të cilat plotësojnë një sërë funksionesh, duke filluar nga vlerat ekologjike tek funksionet rekreative. Ato gjithashtu ofrojnë vlera estetike dhe kontribuojnë në një cilësi më të mirë të jetës së banorëve të Tiranës.

<
>
32313402_2120632324618509_7882495234297298944_n 32313868_2120632127951862_1336388475833810944_n 32324947_2120632064618535_5365539923761823744_n 32538499_2120632247951850_6426028500888584192_n 28124070088_e74376d325_k 28124075158_cee5dc45ae_k 28124078228_7ee6512ee6_k 40188799090_970c0b93ca_k
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas