Kryesore, Sport

Tuchel ka dyshime për portën, vjen replika e Buffon

Gigi Buffon nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën franceze te Paris Saint Germain. Legjenda italiane e portës është bërë protagonist i tre golave të pësuar në sfidën ndaj Arsenalit, teksa në njërin prej tyre ishte absolutisht fajtor, raporton SuperSport.

Menjëherë pas takimit, trajneri gjerman i PSG-së, Thomas Tuchel hodhi dyshime mbi sigurinë e Buffon se do të luajë titullar, pasi tha se është një vendim që nuk e ka marrë akoma.



Konkurrenca për këtë rol është shumë e fortë, por do të vendos shumë shpejt se cili do të jetë titullari. Do ta bëj kur të tre portierët që kam në dispozicion, të jenë 100% në formë, ndonëse do të më pëlqente t’ia ngarkoja trajnerit të portierit këtë përgjegjësi”, deklaroi trajneri gjerman.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Gigit, i cili theksoi se e mirëpret sfidën dhe se do të punojë maksimalisht për të merituar fanellën e titullarit të skuadrës franceze.

Në 24 vite askush nuk më ka dhuruar asgjë. Kam qenë gjithmonë titullar sepse kam punuar shumë dhe sepse e kam merituar. Erdha te PSG-ja i bindur se kam ende mundësi të punoj shumë dhe të meritoj fanellën e titullarit”, deklaroi Buffon për mediat italiane.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas