Kryesore

Tsipras surprizon: Jemi afër zgjidhjes së çështjes për kufijtë me Shqipërinë…(mediat greke alarmohen)

Sipas “Protothema”, duke iu përgjigjur pyetjes për ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë, Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras është përgjigjur: “Dy çështjet e mbetura, përveç Zonës Ekonomike Ekskluzive, janë çështja e gjendjes së luftës dhe kufijve që ne jemi shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje. Çështje të cilat, megjithëse kemi përparuar në një pikë jashtëzakonisht të rëndësishme, nuk mund të themi se janë përfunduar”.

Sipas kësaj medie, deklaratat e tij se qeveria e tij nuk është nën ndonjë presion të veçantë për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Shqipërinë – gjendjen e luftës dhe kufijtë cilesohen konfuze dhe paradoksale.



“Nëse deklaratat e tij nuk mund t’i atribuohen një gabimi të gjuhës, një zgjedhje e gabuar e fjalëve ose një gabim verbal, kryeministri grek pa dyshim ka zbuluar se Athina është në bisedime me Tiranën për një ndryshim të mundshëm të kufijve”- shkruan Protothema.

Në dritën e deklaratave të fundit të bëra nga Komisioneri Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Hahn, qëndrimet e shprehura nga Kryeministri grek bëhen më alarmante.

“A është Greqia në bisedime sekrete me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare duke ndryshuar kufijtë?”- pyet media greke.

Protothema e mbyll artikullin duke sjellë në fokus edhe marrëveshjen e emrit me Maqedoninë

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas