Kryesore, Politika

Tsipras: Gjërat po ndryshojnë, po përpiqemi të zgjidhim problemet me Shqipërinë

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras ka deklaruar se po përpiqet të zgjidhin problemet mes Greqisë dhe Shqipërisë, siç raportojnë mediat greke.

Sipas kryeministrit Tsipras gjërat po ndryshojnë. “Periudha që kemi kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për Ballkanin,” vuri në dukje, duke kujtuar se në 2014-ën, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi ngrirjen e zgjerimit.



“Evropa përjetoi përtej krizës ekonomike, krizën më të keqe të refugjatëve pas luftës, e cila u përqendrua në rajon… Ne kemi përjetuar një përpjekje të tmerrshme të grushtit të shtetit në Turqi, si dhe krizat në Shqipëri dhe Maqedoni”.

“Gjërat po ndryshojnë tani. Me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja Bullgari- FYROM (Maqedoni), me përpjekjet për të zgjidhur çështjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, me presidencën e suksesshme bullgare të BE dhe ringjalljen e Axhendës së Selanikut për zgjerimin e BE”, shtoi kreu i qeverisë greke./Mapo.al/

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas