Bota

Trump thotë se do takohet me Kim Jong Un në maj ose fillim qershori

WASHINGTON (Reuters) – Presidenti i ShBA Donald Trump ka thënë të hënën se do takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un muajin e ardhshëm ose në fillim të qershorit dhe shpreson që bisedimet do të çojnë në përfundimin e programit bërthamor të Veriut. “Do të takohemi me ta diku nga maji ose fillimi i qershorit dhe mendoj se do i kushtohet respekt i madh nga të dy pakët dhe me shpresë do të jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje të denuklearizimit të Koresë së Veriut”, i ka thënë Trump reporterëve në fillim të mbledhjes së kabinetit.

“Ata kanë thënë kështu. Ne kemi thënë kështu”, ka shtuar Trump. “Me shpresë do të jetë një marrëdhënie shumë e ndryshme nga sa ka qenë për shumë e shumë vite”.
Koreja e Veriut ka thënë se ShBA është e përgatitur të diskutojë denuklearizimin e gadishullit korean kur Kim të takojë Trump, ka thënë për Reuters një zyrtar amerikan, ditën e diel.



Zyrtari duke folur nga kushtet e anonimatit, ka thënë se zyrtarët amerikanë dhe koreano-veriorë kanë mbajtur kontakte të fshehta në të cilat Pyongyang ka pohuar drejtpërdrejt vullnetin për të mbajtur samitin e paprecedentë.

Komunikimet, ende në fazën parapërgatitore, kanë përfshirë zyrtarët e Departamentit të Shtetit në bisedime me Korenë e Veriut, dukshëm përmes misionit të kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve të inteligjencës nga të dy anët kanë përdorur një kanal të ndarë, ka thënë zyrtari. Përpara kësaj, Uashingtoni është mbështetur në garancinë e Koresë së Jugut mbi qëllimet e Kimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas