Politika

Trump takon Kim Jong-un në Singapor, Basha del me mesazh të posaçëm








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:23 - 12/06/18 |
mapo.al

Lulzim Basha ka përshëndetur takimin mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësi të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike thotë se nënshkrimi i deklarates së përbashkët dhe nisja e procesit të paqes dhe denuklearizimit të Gadishullit Korean është një ngjarje e një rëndësie madhore për paqen dhe sigurinë në botë.


Komenti i Lulzim Bashës



Hapja e këtij procesi paqeje dhe çarmatimi në rajonin e një ndër konflikteve më të mëdha, të gjata e të përgjakura të globit përbën një sukses historik të jashtëzakonshëm të Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.


Presidenti i SHBA demonstroi para mbarë botës së civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacisë është e pathyeshme kur udhëhiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshëm.


Në emër të Partise Demokratike përshëndes SHBA dhe Presidentin Trump për këtë arritje të përmasave globale, me vlera themelore për zhvillimet ndërkombëtare botërore.

Lexo edhe :  36 deputetë - 25 prilli, lufta për Tiranën

Partia Demokratike dhe unë jemi krenarë dhe totalisht të përkushtuar në aleancën e vlerave Atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nën lidershipin e Presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazëvendësueshëm për ndërtimin e një bote më të sigurtë, në paqe, të lirë dhe demokratike.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas