Bota

Trump shokon Europën me mesazhin për Luftën Botërore







               Publikuar në : 19:29 - 13/11/18 |
mapo.al

Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi në fillim të nëntorit që të krijohet një ushtri e përbashkët europiane. Por propozimi, që ka gjetur mbështetje edhe te kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zemëruar presidentin amerikan, Donald Trump.


Në një mesazh në Twitter, ai shkruan: “Emmanuel Macron propozon ndërtimin e një ushtrie për të mbrojtur Europën nga SHBA, Kina dhe Rusia. Por ishte Gjermania në Luftën e Parë Botërore dhe në të Dytën- Si shkuan gjërat për Francën? Ata nisën të mësojnë gjermanisht në Paris përpara se të vinin amerikanët. Paguani për NATO-n ose jo”.

Interesant është se mesazhi është publikuar dy ditë pas përkujtimit të fundit të Luftës së Parë Botërore. Trump udhëtoi për në Francë dhe sapo u ul, sulmoi idenë e Macron duke thënë se ishte fyese.

Që kur ka ardhur në detyrë, por edhe kur bënte fushatë, presidenti Trump ka kërkuar që aleatët e NATO-s të plotësojnë detyrimet financiare ndaj aleancës.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas