Bota, Kryesore

Trump reflekton: Ndarja e fëmijëve nga prindërit është e dhimbshme

Videoja që qarkullon në internet me zërat vajtues të fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në kufi, e ka bërë edhe më të prekshme dramën e re të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton TCH.

Presidenti Donald Trump tha të hënën se ndarja e fëmijëve nga prindërit që përpiqen të hyjnë ilegalisht në SHBA është “tepër e dhimbshme”, por nuk dha shenja se do të ketë ndryshim të politikave. Regjistrimi nga ana tjetër nxjerr edhe një herë në pah errësimin e anës njerëzore të çështjes.



Dhoma e Përfaqësuesve përgatitet ta votojë këtë javë reformën e ligjit të emigracionit. Dikur një praktikë e rrallë, tani punonjësit e rendit i ndajnë rregullisht familjet që kërkojnë azil apo tentojne të hyjnë në mënyrë të paligjshme në territorin amerikan.

Rreth 2 000 të mitur janë ndarë nga familjet e tyre gjatë një periudhe 6-javore deri në fund të majit. Edhe pse kushtet e qendrave të pritjes për ta janë të mira, politika e tolerancës zero po ndeshet me një valë në rritje zemërimi. Protesta masive u organizuan gjatë fundjavës në mbarë vendin, ndërsa ligjvënës, udhëheqës fetarë e shtetas amerikanë e kritikuan ashpër këtë lëvizje të qeverisë.

Ish-Zonja e Parë, Laura Bush madje tha se pamjet e fëmijëve që ngjeshen nëpër dyqane të kthyera në vende strehimi të kujtojnë kampet japoneze të Luftës së Dytë Botërore, që tani konsiderohen si një prej episodeve më të turpshme në historinë e Amerikës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas