Bota

Trump nuk tërhiqet: Nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë, është gjueti shtrigash

Presidenti Donald Trump i shkoi edhe më tej arsyetimit refuzues për shkelje të ligjit nga ana e tij ndërsa Shtëpia e Bardhë u përpoq të menaxhojë pasojat nga akuzat se ai “orkestroi” një fushatë për të blerë heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie me të.

Përpara agimit të enjten, zoti Trump në një postim të tij në tweeter shkruante: “Nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë, është një gjueti shtrigash”, duke iu referuar hetimit që po kryhen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016. Zoti Trump akuzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen “se ka sajuar ngjarje” me qëllimin për të siguruar një “marrëveshje të rëndësishme” me prokurorët.



Në një intervistë të regjistruar të mërkurën, por transmetuar të enjten për programin Fox & Friends, presidenti e minimizoi përfshirjen e tij me zotin Cohen, i cili ka punuar për të, për një dekadë. Ai tha se zoti Cohen kishte qenë një “avokat me kohë të pjesshme” i cili kishte patur dhe mjaft klientë të tjerë. Zoti Trump tha gjithashtu se problemet ligjore të zotit Cohen buronin nga bizneset e tjera të tij, duke përmendur përfshirjen në industrinë e taksive të Nju Jork-ut dhe se sipas tij ai vendosi të “gënjejë” rreth zotit Trump, për të zvogëluar ekspozimin e tij ligjor.
Gjatë intervistës zoti Trump u pyet nëse beson se demokratët do të nisin procedurat për shkarkimin e tij nëse fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit. Zoti Trump tha se nisja e procedurës për shkarkimin e tij “do të sillte krizë të ekonomisë dhe të gjithë do të përfundonin të varfër”.

Zoti Cohen u deklarua fajtor të martën për tetë akuza, që përfshijnë shkeljet financiare gjatë fushatës, që sipas tij i kreu në koordinim me zotin Trump./VOA

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas