Bota

Trump falenderon Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump falenderoi të enjten nëpërmjet një postimi në twitter udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, një ditë pas mbërritjes në SHBA të eshtrave që mendohet se mund të jenë të ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë luftës koreane.

Postimin e tij drejtuar udhëheqësit të Phenianit, zoti Trump e përfundonte duke thënë se “mezi priste të shihej me të së shpejti”, ndoshta duke shprehur interes për një tjetër takim.



Në Singapor gjatë takimit të tyre historik, udhëheqësi i Phenianit ra dakord “të realizonte çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean”, por dokumenti i nënshkruar nga dy udhëheqësit nuk përmbante hollësi se si dhe kur do të ndodhte kjo.

Javën e kaluar sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se Koreja e Veriut po prodhon ende lëndë djegëse për armë bërthamore, pavarësisht premtimeve për të hequr dorë nga programi i saj bërthamor.

Edhe gazeta Washington Post raportonte se agjencitë amerikane të zbulimit kanë të dhëna, nëpërmjet fotografish satelitore, se Koreja e Veriut po ndërton raketa të reja në një impiant të madh kërkimor në Sanumdong./VOA

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas