Aktualitet, Kryesore

“Trump është moralisht i papërshtatshëm për president”

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey jep intervistën e tij të parë pas shkarkimit nga presidenti Trump vitin e kaluar, raporton BBC.

Ai shprehet se: “Trump është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”.



Ish-drejtori i FBI-së, James Comey ka thënë se Donald Trump i trajton gratë si ‘copa mishi’.

Ai tha për ABC News se Trump gënjen vazhdimisht dhe mund të ketë penguar drejtësinë.

Disa orë para transmetimit të kësaj interviste, presidenti amerikan sulmoi z.Comey për “shumë gënjeshtra”.

Ndërkohë, ish-shefi i FBI, shprehet: “Presidenti ynë duhet të mishërojë respekt dhe t’i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi”.

“Presidenti Donald Trump nuk është në gjendje t’i përmbahet vlerave të këtij vendi, më e rëndësishmja: për të qenë i vërtetë. Ky president nuk është i aftë për ta bërë një gjë të tillë”, përfundon Comey.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *