Bota

Trump dhe sozia e tij në të njëjtën ditë në Londër

Balona gjigande e pagëzuar me emrin “Trump baby” ka marrë dritën jeshile për të fluturuar pranë parlamentit gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Kreu i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, ka miratuar një kërkesë për fluturimin e saj pasi mijëra persona nënshkruan një peticion dhe mblodhën më shumë se 16,000 paund  në një fushatë të ndërmarrë për balonën 6 metra të gjatë.



Por ndërkohë janë vendosur rregulla të rrepta për fluturimin e balonës në sheshin e parlamentit. Balona lidhet në tokë dhe fluturimi nuk do të shkojë më lart se 30 metra.

“Trump baby” do të fluturojë nga ora 9.30 deri në orën 11.30 të premten në 13 korrik – që përkon me vizitën e presidentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe një marshim “Stop Trump” në qendër të Londrës.

Një zëdhënës i kryetarit të Bashkisë së Londrës tha: “Kryetari mbështet të drejtën për protestë paqësore dhe e kupton se kjo mund të marrë forma shumë të ndryshme.

“Ekipi i tij i operacioneve të qytetit është takuar me organizatorët dhe u ka dhënë atyre leje që të përdorin Parlamentin Square Garden si një pikë bazë për filmin”.

<
>
skynews-trump-baby-balloon_4352049 skynews-trump-baby-balloon_4352055 skynews-trump-baby-balloon_4352057
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas