Sport

Trukimet, në FSHF vjen dosja numër 2!

Pas skandalit të parë të ndeshjeve të kampionatit shqiptar që dyshohen si të trukuara, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ardhur dosja e dytë që përmban në të sërish sfida që dyshohen si të kurdisura. Dosjen në fjalë e ka presidenti Armand Duka, por për momentin, parë edhe situatën ku është përfshirë kombëtarja e Shqipërisë dhe ish-trajneri Kuzhe, askush nuk ka ndërmend që të thotë gjysmë fjale për përmbajtjen e dosjes. Megjithatë, dyshimet janë që ndeshjet të jenë të këtij kampionati, çka mund të trondisin mbarëvajtjen aktuale të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Sikundër edhe herën e parë, është sërish qeveria europiane e futbollit, UEFA, që ka ngritur dyshimet e saj rreth një numri të konsiderueshëm sfidash të kampionatit tonë.

 



 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas