Kryesore, Rusi 2018

Tronditet Lëv: E meritonim eliminimin, marr përgjegjësitë e dështimit

Trajneri Joakim Lëv është padyshim një nga fajtorët kryesor të eliminimit të Gjermanisë. Lënia jashtë e Sane, duket se ka rënduar mbi teknikun gjerman, i cili tashmë duhet të vuaj pasojat e eliminimit nga grupet. Eliminimin i parë në historinë e kombëtares gjermane. Trajneri ka marrë përgjegjësitë e tij për humbjen e sotme dhe eliminimin.

“Ishte shumë e vështirë të zhbllokonim rezultatin. Nuk ia dolëm. Është e vështirë të thuhet pse kemi luajtur ashtu. Na ka munguar përqendrimi, vetëbesimi dhe siguria për të kryer kombinimet tona. Meritojmë eliminimin. Edhe në dy ndeshjet e mëparshme, si ndaj Meksikës ashtu edhe ndaj Suedisë nuk luajtëm me dinamikën e duhur duke bërë shumë gabime.



Sot krijuam shumë por nuk finalizuam, ndoshta na ka munguar edhe pak fati. Është shumë e vështirë të fitosh dy herë radhazi Kupën e Botës. Kur morëm vesh se Suedia kishte kaluar në avantazh, dolëm përpara për të provuar gjithçka dhe rrezikuam gjithçka por nuk ia dolëm. Duhet ta analizojmë pse ndodhi. Por unë marr të gjitha përgjegjësitë”, u shpreh Lëv.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas