Bota

Tronditet familja, 22 vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës

Një djalë 22 vjeçar akuzohet për vrasjen e nënës së tij, dhe rrezikon të dënohet me shumë vite burg. Gruaja 51 vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj prej 1 milion dollarësh në qytetin Sussex. Thomas Fisher, 22 vjeç, po përballet me akuzat në gjykatën e Hastings ku akuzohet për vrasjen e nënës së tij Fiona Fisher, e cila u gjet e vdekur në shtëpi në Croëborough të premten. Djali krahas akuzës për vrasje, akuzohet edhe për mashtrim dhe për drejtim të makinës pa rrip sigurimi.

Detektivët janë duke u përpjekur për të sqaruar atë që ndodhi brenda pronës në Croëborough, East Sussex, pasi gjetën gjak në dhomën e gjumit. Familja e zonjës Fisher, e cila gjithashtu ka një vajzë, Megan 20-vjeçare, janë trishtuar shumë nga kjo ngjarje. Në një deklaratë ata thanë: “Vajza Megan, nëna e saj Dorothy dhe nipi Les, si dhe babai i saj nuk kanë fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndiejnë. Për ta ajo do të jetë e pazëvendësueshme. Është një tronditje e vërtetë.’’



Zonja Fisher u gjet e vdekur të premten në mbrëmje në shtëpinë e saj të madhe, ku kishte jetuar që nga viti 2000. Fqinjët thanë se ata kishin parë rrallë viktimën në muajt e fundit. “Unë nuk e kam parë atë për muaj të tërë, sepse e di se po përpiqej ta shiste pronën prej një viti apo më shumë. “Ajo e ka kaluar shumicën e kohës duke ndërtuar një jetë të re me dikë, mendoj se për këtë arsye ajo po përpiqej ta shiste shtëpinë.’’

Policia tha se ata ishin thirrur të premten në orën 7:20. Një zëdhënës i Policisë së Sussex tha: ‘Zyrtarët arrestuan një burrë pasi gjetën trupin e një gruaje të premten në mbrëmje. Pas bisedës me të, ai u arrestua me dyshim për vrasje. Ai është aktualisht në paraburgim dhe ne nuk kërkojmë askënd tjetër në lidhje me këtë hetim. ‘ Nuk janë edne të qarta arsyet e vrasjes por dyshohet se pasuria e zonjës, dhe marrëdhënia e saj me një burrë të ri, mund të kenë qenë edhe arsyet e konfliktit me djalin

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas