Kryesore

Tronditëse/ Gjendet trupi i groposur i aktores shqiptare, dyshimet kush e vrau…

Vjen lajmi shokues per familjen e aktores shqiptare Adea Shabani, e zhdukur prej shkurtit pa asnje gjurme.

Zyrtarët e policisë në Los Angelos thanë se besojnë se kanë gjetur trupin e aktores dhe modeles nga Maqedonia, Adea Shabani, në një varr të cekët, raporton The Sun.



Sipas policisë, mbetjet e gjetura rreth 50 milje larg Sakramentos besohet se i përkasin 25-vjeçares së zhdukur një muaj më parë.

Policia tha se beson se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, i cili ishte i feujar me nje grua tjeter, është i përfshirë në vdekjen e saj.

Spotz ka vrarë veten javën e kaluar, pasi është ndjekur nga policia. Policia tha se autopsia do të përcaktojë se si ka vdekur Shabani.

Shabani është parë për herë të fundit më 23 shkurt me Spotzin në Hollivud, tha policia.

Aktorja Shabani ka lënë Maqedoninë për të studiuar aktrimin në SHBA dhe ka jetuar atje për më pak se dy vjet.

Dyshimet për të dashurin e aktores shqiptare

Përmes një avokati, Spotz u tha hetuesve se çifti po udhëtonte nga Los Anxhelos për në shtëpinë e babait të Spotz në Kaliforninë veriore.

Avokati u tha policëve se çifti ishin zënë gjatë rrugës dhe se vajzën ai e kishte lënë në autostradë, por nuk u takuan më përsëri, thonë zyrtarët.

Polici i Los Anxhelosit, Billy Hayes, tha në një konferencë shtypi: “Ne nuk besojmë se kjo ishte e vërtetë, nuk kishte asgjë që mbështeste atë që ai po thoshte, prandaj kjo shkaktoi edhe dyshimin tonë për të”.

Gjatë hetimeve në zhdukjen e shqiptares, polici Hayes tha se kur detektivët u përpoqën ta gjurmonin ne shtepine e prinderve, Spotz ishte zhdukur.

Të enjten, gjate nje ndjekje policore i riu qëlloi veten në kokë duke mbetur i vdekur.

Polici Hayes tha se detektivët dyshojnë se aktorja ka qenë e vdekur prej më shumë se një muaj dhe dyshon tek Spotz se qëndron pas vdekjes së saj.

Efektivi nuk pranoi të komentonte rreth një motivi të mundshëm ose se si ajo u vra, por nuk përjashtoi që të tjerë persona mund të jenë përfshirë në vrasjen e saj.

Adea kishte jetuar në Los Anxheles për dy vitet e fundit.

<
>
27891734-395456084231673-46331354115211264-n_1520101923-3270771 1522224660_adea-shabani 1520008335488 adea1 Adea-Shabani download (1) shabani-780x439

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas