Kryesore

Tronditëse: 34-vjeçari arrestohet për përdhunimin e 6-vjeçarit




               Publikuar në : 10:59 - 01/05/18 |
mapo.al

Një 34-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar bashkëfshatarin e tij, një 6-vjeçar në fshatin Shkozë e Madhe, njësia administrative Thumanë.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 28 prill, ndërsa policia raporton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar shtetasin D. Toci, rreth 34 vjeç.

6-vjeçari është gjetur i lënduar dhe me hematoma në trup nga banorë të zonës. Ka qenë 6-vjeçari që u ka treguar prindërve të tij për atë që i kishte ndodhur.

Të tronditur, prindërit i janë drejtuar policisë duke denoncuar Tocin, ndërsa blutë arrestuan të riun deri në sqarimin e rrethanave.

“Arrestohet shtetasi D.T. banues në fshatin Shkozë e Madhe Krujë. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëfshatarin e tij 6-vjeçar”.

Burime nga grupi hetimor thanë për Ora News se 34 vjeçari është me probleme psikologjike dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Sipas policisë, ai nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 6-vjeçarin.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Etiketa: , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas