Kronika, Kryesore

Tritoli në lokal: Kush është “i forti” i Laçit dhe historia e 3 viteve më parë

Llesh Buraku, 54 vjeç është pronari i lokalit që iu vendos sot tritol në qytetin e Laçit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në lagjen Nr.4, ku në derën e jashtme të lokalit të tij ishte vendosur një sasi eksplozivi. Nga shpërthimi i lëndës plasëse pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Llesh Buraku, pronari i lokalit, nuk është emër i panjohur për policinë. Në korrik të vitit 2015, ai kishte dhunuar duke e goditur me grushte inspektorin e Shëndetit Publik, i cili kishte shkuar për kontroll në lokalin e 54-vjeçarit. Ky i fundit kundërshtonte me forcë dhe goditi inspektorin.



Për këtë ngjarje, më 28 tetor 2015, Gjykata e Kurbinit e shpalli fajtor Llesh Burakun për veprën “goditje për shkak të detyrës” dhe e dënoi me 150 mijë lekë gjobë.

Ky vendim u ankimua nga Prokuroria dhe nga vetë i pandehuri. Ky i fundit kërkonte që të shpallej i pafajshëm, ndërsa organi i akuzës kishte kërkuar që Buraku të dënohej me 1 vit burgim dhe dënimi i tij përfundimtar të ishte me 8 muaj.

Çështja shkoi në Gjykatën e Apelit Tiranë për t’u shqyrtuar, dhe në seancën gjyqësore të mbajtur në 18 janar 2017, prokurori u tërhoq nga ankimi i çështjes. Po kështu, edhe Llesh Buraku u tërhoq nga kërkesa e tij.

“Në seancën gjyqësore të dt.18.01.2017, Prokurori i Apelit në kërkesa paraprake deklaroi se heq dorë nga ankimi i prokurorit të rrethit. Gjithashtu edhe i pandehuri paraqiti një kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga ankimi ndaj vendimit Nr.1114-222 datë 28.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë që mban datën 18 Janar 2017.

Në të tilla kushte, kur dy palët u tërhoqën nga kërkesat respektive, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit, ku Llesh Buraku u dënua me 150 mijë Lekë gjobë për goditjen e inspektorit të ISHP.

Për shpërthimin e sotëm me tritol në lokalin në pronësi të 54-vjeçarit, policia është duke hetuar për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët. /tvklan.al

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas