Kryesore, Politika

Tritan Shehu: Një vërrë në ujë, Rama bën ‘të fortin’ me Greqinë…

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shtetasit grek që hodhën thirrje raciste kundër shqiptarëve në Bularat gjatë varrimit të Konstadino Kacifas.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD thotë se në 5 vite të qeverisjes së Edi Ramës është luajtur roli i ‘të fortit’ me Greqinë.



“Ne pese vite u luajt roli i te “ fortit” atëherë kur duhej mençuri e urtësi per te shtyre me përpara marrëdhëniet shume te mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkatërruar qëllimshëm ato”- thotë ndër të tjera deputeti i PD.

Statusi i plotë:

“Trimerine mbas lufte e urtesine mbas kuvendit s’e ha as qeni”!
Mu kujtua kjo fjale e urte e Kurveleshit duke degjuar dje Kryeministrin te ngrihet perseri ne rolin e te “ fortit” gjate oshilacioneve te tij ndaj ngjarjeve te shemtuara e te rrezikeshme te Bularatit.
Ashtu si ne te gjithe trajektin pese vjecar te maredhenieve te Rilindjes me Greqine edhe ne keto ngjarje te fundit ne asnje rast nuk u demostrua “trimeri apo urtesi” pikerisht kur duhej njera apo tjetra.
Ne pese vite u luajt roli i te “ fortit” atehere kur duhej mencuri e urtesi per te shtyre me perpara maredheniet shume te mira e strategjike midis dy vendeve tona, duke i shkaterruar qellimshem ato.
U “kapitullua” atehere kur duhej qendruar e negociuar si dy partnere te barabarte per te arritur ne mareveshje dinjitoze e te vlefeshme.
U zhvillua keshtu ne kete hark kohor nje inkoherence larg interesave te vendit e Rajonit, qe vecse te fut ne nje spirale ngjarjesh e provokacionesh te rrezikeshme.
E njejta “déjà vu” edhe me qendrimet e deklaratat teatrale kryeministrore per dinamiken e cfare ndodhi ato dite ne Bularat; gjithmone jashte kohe e kontekstit.
Perfundimi: “Nje verre ne uje” sic thuhet, vetem kakofoni e thellim i konfuzionit politik e te qendrimeve.
Ndersa dje kanosja e tij: “Provoni te kaloni edhe nje here nga lagja ime, me gure do ju ndjekim”, me kujtoi femijerine!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas