Kryesore, Politika

Tritan Shehu: 43-vjeçari në Memaliaj u vra me snajper se denoncoi krimin, zona është në terror

Deputeti i PD në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu tha se 43-vjecari Alket Muhaj nga fshati Rabie në Memaliaj u vra sepse denoncoi krimin në shtet, konkretisht kultivimin e kanabisit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Tritan Shehu u shpreh se 43-vjecari u vra me snajper dhe sot në zonë është një situatë terrori.

“Kemi të bëjmë me një vepër tragjike që tregon sa thellë kanë hyrë rrënjët e krimit në Shqipëri. Unë kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes. Pra kush e nxori në pritë. U vra me snajper në mënyrë profesionale pasi denoncoi krimin në shtet. Kemi të bëjmë me një krim që ka të bëjë me dy qëllime. E para të vrasë dëshmitarin dhe së dyti që grupet kriminale duhan të terrorizojnë qytetarët dhe të bëjnë që ata të mos flasin. Atje sot që ne flasim ka një terror në zonë. Vrasja e dëshmitarit është ngjarja më e rëndë”- tha Shehu.



Ndërkohë i pyetur mbi thirrjen e kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, ku kërkoi përjashtimin e deputetit të Kurbinit, Gjeta Gjetani, Spaho tha se deputeti socialist ngriti një shqetësim real.

“Unë sot e lexova atë statusin e deputetit dhe pashë që ai ngrinte një problem real sa i përket krimit. Terrori u duk qartë në Asamblenë e PS. Unë mendoj se sot situata në vend është e vështirë dhe ka qenë e paralajmëruar. Nëse lihet kështu, Shqipëria do përfundojë më keq se Kolumbia”- tha deputeti demokrat.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas