Mapo Letrare

Tri orë radhë për autografin e Fevziut për “Zogun”

fevzoKureshtja dhe interesi për librin ishte e madhe në ditën e parë të Panairit të Librit, por disa autorë dhe libra tërheqin veçanërisht vëmendje.

Radha e lexuesve të të gjitha moshave e profesioneve ishte e gjatë pranë stendës së Botimeve ‘UET-Press’. Lexuesit kishin mundësinë që të merrnin autografe për librat më të rinj të autorëve Ben Blushi, Blendi Fevziu dhe Preç Zogaj, të pranishëm gjatë panairit.



I pari ringjall një interes të madh për një nga librat e parë të tij, “Otellon”, i cili u vlerësua me “Çmimin Europian për Letërsinë” para disa javësh si dhe prezantohet me esenë “Hëna e Shqipërisë”, botim i këtij viti. Zogaj vjen me një publicistikë mbi ngjarjet më të ethshme të post-komunizmit, vitet ’90-‘91 me librin “Fillimet,”, periudhë ku ai ka qenë një nga protagonistët kryesorë.

Ndërsa gazetari Fevziu vjen sërish me një gjetje për të tërhequr vëmendjen e lexuesve, ashtu si një vit më parë bëri me biografinë e Enver Hoxhës.

Ai vjen me një libër mbi një nga figurat më kontradiktore të historisë, Ahmet Zogun. Këta autorë dhe të tjerë shkrimtarë nga kjo Shtëpi botuese do të jenë çdo mbrëmje në orën 18:00 në stendën e UET-Press për të firmosur autografe për lexuesit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas