Kronika

Treni i linjës Tiranë-Durrës përplas makinën, 11-vjecari dërgohet me urgjencë në spital





               Publikuar në : 18:44 - 18/08/18 |
mapo.al

Një fëmijë ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, pasi treni i linjës Tiranë-Durrës është përplasur me një makinë.


Ngjarja ka ndodhur tek ‘Ura e Gërdecit’, ndërsa mjeti që është përplasur nga treni është me targa AA181PJ me drejtues shtetasin me inicialet F. S. Si pasojë e përplasjes është plagosur djali i drejtuesit të makinës, 11-vjecari A. S, i cili është dërguar në spital.

“Rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “ Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave”- thuhet në njoftimin e policisë.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas