Shëndeti

Trendi më i ri: ushqimet ballkanike

A mundet që një rajon, i cili aq shpesh ka pësuar konflikte, më në fund po fiton një reputacion ndërkombëtar, për kuzhinën e tij…?!

Ju mundet edhe që të tërhiqeni nga ushqimet tajlandeze, por Ballkani është rajoni i fundit që po merr vëmendjen e ushqimeve britanike.



Libri i fundit i kuzhinës së  Rick Stein “ Nga Venecia në Stamboll” tregon se si shefi i kuzhinës ka udhëtuar nga Mesdheu Lindor në kërkim të ushqimeve autentike, përfshirë edhe pjatat më të shijshme kroate apo edhe qengjin e pjekur shqiptar.Yotam Ottolengh është një tjetër shef i interesuar për këtë pjesë të botës, me pjata si: taratori, kosi i ftohtë, supë kastraveci, që janë edhe në librin e tij të fundit.
Waitrose and Ocado të njohura në Britani së fundmi kanë importuar edhe piperin nga Maqedonia.

Të dy shefat e përmendur më lart, kanë treguar interes për këtë produkt, duke e përdorur fillimisht atë në një recetë boshnjake me mish të pjekur.

Me siguri, një pjesë e jona kanë ngrënë ushqime ballkanike, shkruan Telegraph.co.uk, duke iu referuar britanikëve, në forma të ndryshme gjatë viteve. Greqia është një pjesë e Ballkanit gjithashtu. Por, pjesa që po fiton interes nga Ballkani më tepër janë shtete si Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia dhe Maqedonia.

Faqja prestigjioze Telegraph ka realizuar edhe disa pyetje mes ekspertëve të ushqimit britanik, rreth elementëve bazikë të ushqimeve ballkanike, shkruan Dita.

“ Kuzhina ballkanike është sezonale dhe ka si burim kryesor përbërësit lokalë”- thotë Philip Evans. “ Secili shtet ka recetat e tij speciale, por mes tyre mund të gjenden edhe ngjashmëri.

Ballkani është një rajon mjaft produktiv dhe pjatat gjithashtu, të cilat bazohen kryesisht në prodhime të freskëta, pa “shpëtuar” nga dashuria për barbekjunë e mishrave. Kebabi (qebap) thuajse gjenden në çdo rrugë të secilit qytet ballkanik”- përfundon fjalën e tij shefi Evans.

E në fakt, kjo dashuri për mishin në zgarë e çoi Gjon Gjonleka të hapë Peckhan Bazaar, një restorant me ushqime ballkanike në Londër. Shqiptari Gjon tha se zhvillimi i zgarës në vend ishte sepse deri vonë, në disa qytete, qymyr druri ishte e vetmja formë e karburantit që aksesohej. “ Mes përsëritjes së të njëjtit gatim dhe kujdesit, ajo u bë ndër recetat më të përhapura, që gatuhet edhe në furrë”, tha ai.

Pjata e preferuar e familjes Gjonleka përfshin byrekët tradicionalë ( të mbushur me mish, perime apo djathë) dhe qengjin e pjekur, tradicional shqiptar.

Ndërkaq në Maqedoni, shefi Evans thotë se orizi i gatuar është tradicional, duke përfshirë sarmën ( orizi si mbushje e gjetheve të rrushit ose lakrës, në varësi nga stina).
“ Pjekja gjithashtu është një pjesë e rëndësishme e kuzhinës vendase, duke përfshirë brumrat edhe për ëmbëlsira.” – përfundon ai.

Përbërësi kyç për kuzhinën ballkanike në një restorant britanik, sipas Gjonlekës ishte: vaj ulliri, hudhër, piper, spec i kuq, rigon, fruta të freskëta dhe perime dhe një mix të të gjithave bashkë. Gjithashtu ai thotë se ndonjë pjatë frymëzohet nga bashkimi i kuzhinës greke , me atë turke. Gjonleka thotë se ushqimi ka një impak social në jetët e ballkanasve, ku një meze është gjithmonë fillimi i pjatave, për të shtuar urinë.

Ai sugjeron se e ngjashmja me çajin e pasditeve britanike, në Ballkan është: “një përzgjedhje e një gjelle të shijshme, ndërsa darka ka sasi të moderuara të rakisë ose verës.” Kjo tingëllon si një traditë e këndshme për t’u adaptuar.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas