Sociale

Tregtonte mish me vulë false, AKU mbyll aktivitetin në Librazhd, 2 mln lekë gjobë pronarit

AKU ka evidentuar një subjekt i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “Florian Roci” me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa iu nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.



Për të tejkaluar kontrollet e mundshme të AKU-së, ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare. Nga verifikimet e kryera u konfirmua pa ekuivok falsifikimi i vulës në karkasën e misht, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues.

Për sa më sipër ndaj subjektit me nipt L53402215L u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish deri në asgjësim.

 

Gjithashtu u denoncua në organet ligj zbatuese për veprën penale të falsifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme.

Ky subjekt është konstatuar edhe më parë me shkelje të ngjashme dhe për rrjedhojë është dënuar administrativisht si dhe referuar në organin e ndjekjes penale.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas