Kryesore, Sociale

Tregtari tregon të vërtetën e hidhur, shqiptarët hanë më shumë hormone se ushqim

Klodian Allka është një prej tregtarëve të licencuar në Durrës, i cili përpiqet që të sigurojë prodhime organike, ose me përqindje sa më të vogël të nitrateve.

Më herët ka blerë një tester të produkteve ushqimore, fruta-perimeve e zarzavateve që tregton, me të cilën sot testuam një pjesë të fruta-perimeve dhe zarzavateve të cilat përdoren gjerësisht në këtë stinë në kuzhinat e tavolinat e shqiptarëve.



Produktet e importit, duke nisur nga rrushi, molla, pjeshka janë brenda standardit të lejuar të BE-së. E kundërta ndodh me produktet e fermerëve tanë.

Standardi i BE-së për pjeprin, për përmbajtjen e nitratit është 90mg për kg. Realisht përmbajtja është 1800 mg për kg, 20 herë më shumë ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Shalqini është në përfundim të tij. 4 herë më lart është sasia e nitratit për kg. 60 është maksimumi i lejuar, por nga shalqini në shalqin sasia varion 150 deri në 250 mg për kg.

Shumë e rrezikshme për t’u konsumuar, tregon testeri në disa produkte, si bostani, pjepri, shalqini  e nektarina e vendit. Sasi më të lartë nitrati se maksimumi i lejuar vërehet edhe te bananja.

Ky tregtar përpiqet që t’i përzgjedhë produktet organike, dhe ia ka arritur qëllimit me prodhimet e stinës, si domatet, sallatën jeshile, kastravecin e patatet e Dibrës, që në këtë stinë piqen nga ngrohtësia natyrale e diellit.

Në Shqipëri se ku e marrin mallin tregtarët e pakicës dhe çfarë produktesh tregtojnë për popullin,  askush nuk e di, për aq kohë sa nuk janë të certifikuar e aq më pak të kontrolluar. Pra në ilegalitet të plotë./Durreslajm

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas