Sociale

Tregjet e “pista” të kafshëve, mbyllen në Peqin e Gramsh

Tregu i gjësë së gjallë për bashkinë e Prrenjasit, sipas Drejtorisë së Bujqësisë, ai nuk plotëson asnjë nga kushtet për të funksionuar si i tillë ndaj dhe është kërkuar mbyllja e tij.

Tregu nuk është i rrethuar, nuk ka një zyrë për veterinerin e pajisur me rrjet kompjuterik, përmes të cilit veterineri kontrollon dhe përditëson të dhënat e kafshës në sistemin rude, nuk ka ujë të pijshëm etj.



Drejtoria e Bujqësisë ka kërkuar mbylljen e tij në rast të kundërt do të ndërhyhet me ndihmën e policisë së shtetit.

Tregjet të cilat nuk plotësojnë asgjë kusht për tregtimin e bagëtive janë gjithashtu tregu i Cerrikut, Peqinit dhe Gramshit. Por për banorët e fshatrave transportimi i kafshëve për në tregjet e qyteteve të tjera është i pamundur.

Aksioni i Drejtorisë parashikon jo vetëm një treg funksional dhe konform rregullave, por një kontroll më të rreptë nga veterinerët e bashkive pasi në shumë raste rezulton të ketë ende kafshë të pamatrikulluara, të cilat dalin në treg dhe askush nuk di asgjë për gjendjen e tyre.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas