Kryesore, Mapo Format, Mapo Letrare

Tregime të reja burgu/ ‘UET Press’ sjell ‘Përkthyesin’ e Maks Velos

Kjo përmbledhje me tregime nën logon e “UET Press” dhe “Mapo Editions”, sjell personazhe dhe ngjarje nga kujtimet personale të autorit gjatë viteve të dënimit në burgun e Spaçit.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”197″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]



Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial. “I kam shkruar këto gjëra që të kuptoni se Spaçi nuk ishte ashtu si jua thonë juve. Spaçi ishte një çmendinë.

Një gjë shumë e vështirë. Atje vërtet kishte njerëz që ishin kundërshtarë të regjimit , por edhe konturi i shumtë ishte anormal sepse vetë jeta e bënte të tillë” – tha Maks Velo gjatë promovimit të librit të tij të fundit “Përkthyesi” në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

Kjo përmbledhje me tregime nën logon e UET Press dhe “Mapo Editions”, sjell personazhe dhe ngjarje nga kujtimet personale të autorit gjatë viteve të dënimit në burgun e Spaçit.

Me një burim të pasur dokumentar, Maks Velo arrin të kthejë në fiction, personazhe nga jeta reale, duke përdorur shpesh nota humori për të përshkruar tragjikomedinë e jetëve nën regjimin diktatorial. Ky libër bashkë me të tjerë të shkruar nga Velo bëjnë pjesë në atë që quhet sot letërsia e burgut apo letërsia e kujtesës.

Një libër të rëndësishëm të letërsisë së kujtesës e quajti drejtorja e botimeve UET-Press, Alda Bardhyli, librin e fundit të Velos. “Stili i të shkruarit të Maksit duket sikur je duke parë një tablo. Një tipar i natyrshëm tek ai”- tha Bardhyli, e cila veçoi dy tregime nga kjo përmbledhje, të parin nga i cili ka marrë edhe titullin, si edhe tregimin “Çarçafët mungonin” ku tema e prekur është optika me të cilën duhet ta shohim letërsinë, por edhe autorët e intelektualët që vuajtën regjimin në burgjet komuniste.

Për shkrimtarin Ylljet Aliçka, tregimet e Maksit janë të shkruara me vërtetësi. “Janë një dëshmi sesi përvoja, kujtesa, vetë jeta e tij si mund të kthehet në një letërsi të mirëfilltë artistike”- tha Aliçka duke e quajtur figurën e Velos poliedrike, ndërsa letërsia e tij nuk zbulon vetëm përvojat individuale, porse të gjithë realitetin e asaj kohe.

Gazetari dhe përkthyesi Ben Andoni u shpreh se Maks Velo ka një qasje interesante në tregimet e tij dhe arrin të përcjellë edhe humor tek lexuesi.

“Ai ka një burim të pashtershëm dokumentar dhe çdo njeri tjetër do ta katranoste, pasi është shumë e vështirë kur ke një material të tillë dokumentar ta kthesh në tregim. Ai di të ruajë kanonet për shkak të profesionit të tij”,– tha Andoni, i cili shtoi se këto tregime të ndërthurura mes letërsisë së burgut dhe të kujtesës janë kontribut për kujtesën rreth së cilës flasim shumë, por që të gjithë i largohemi.

“Në burg kishte karaktere të ndryshme. Ishte një botë më vete që mundohem sa kam mundësi ta zbërthej. Sigurisht që letërsia e burgut ka shumë gjëra të mira, sikurse ka edhe pjesën më të madhe një letërsi individuale për të treguar jetën e tyre, por pa këtë letërsi nuk mund të kuptojmë diktaturën. Pa disa nga këto vepra të rëndësishme nuk mund të kuptohet diktatura. Arti ka një forcë direkte që është mbi dokumentet”,- përfundoi Velo.

Ky libër me tregime i Maks Velos vjen pas romanit “Klubi Karavasta”, botuar vitin e kaluar nga UET Press dhe Mapo Editions./Mapo.al/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas