Kronika, Kryesore

Tre persona në kërkim për vrasjen në ish-Bllok, gazetarja: Janë në Shqipëri

Në një kohë kur 3 persona janë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë që tronditi zemrën e Bllokut në Tiranë, ku një i ri u vra dhe u plagosën tre të tjerë, detaje të reja dalin në dritë.

Gazetarja e ‘News24’, Klodiana Lala, tha në ‘Kjo javë’ të Nisida Tufës se, Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) sipas sistemit TIMS, nuk rezultojnë të jenë larguar nga Shqipëria.



“Në rrugë zyrtare, 3 të shpallurit në kërkim nuk kanë dalë jashtë vendit, këtë e konfirmon edhe sistemi TIMS, por mund të kenë përdorur forma të tjera. Nesër janë seancat për masën e sigurisë. Mund të ndodhë që të ketë dëshmitarë dhe prova të tjera”,- tha Lala.

Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo./BW/

foto galeri foto galeri foto galeri

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas