Bota, Kryesore

Vrasin me thikë babain e tyre, tre motrat befasojnë me arsyetimin e krimit…

Tre motra rrezikojnë deri në 15 vjet burg pasi akuzohen për vrasjen e babait të tyre abuziv. Adoleshentet Kristina 19 , Angelina 18 dhe Maria 17 vjeçe, akuzohen për vrasjen me thikë të babait të tyre Mikhail Khachaturyan.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, ai u gjet me dhjetëra plagë pranë një ashensori brenda bllokut të apartamenteve të familjes në Moskë të Rusisë.



Të tre motrat e kanë pranuar krimin. Ato kanë rrëfyer se, e kanë vrarë të treja sëbashku babain e tyre 57-vjeçar, pas vitesh të tëra abuzimesh seksuale, fizike dhe emocionale prej tij.

“Donim vetëm që të largohej e të mos kthehej më kurrë prapa”,- mësohet të jenë shprehur ato.

Motrat i thanë hetuesve se, ditën e ngjarjes i ati i kishte kërcënuar me thikë në banesën e tyre pranë autostradës Altufievskoe në Moskë.

Njëra prej tyre ia kishte kapur thikën nga dora dhe e kishte goditur. Në këtë pikë motrat e tjera kishin nisur gjithashtu ta godisnin.

Ai u përpoq të ikte nga apartamenti, por vajzat e ndoqën nga pas dhe Khachaturyan vdiq pranë ashensorit.

Babai, i cili dyshohet se abuzonte seksualisht me to, u tha gjithashtu se kishte instaluar kamera në shtëpi për t’i parë kur ishte larg…

Para pak kohësh njëra nga vajzat u përpoq të vriste veten.

Miq e fqinj deklaruan se, babai ishte ‘tiran’ dhe nëna e vajzave e kishte lënë pikërisht sepse ishte abuziv. Ndërsa djali i tij, i cili është student në Universitetin e Moskës, ishte nxjerrë nga shtëpia pikërisht nga i ati./tvklan.al/

<
>
AD-COMPOSITE-Khachaturyan-V3-1 Mikhail-Khachaturyan-810x445 NINTCHDBPICT000423687476 NINTCHDBPICT000423687486 NINTCHDBPICT000423687497 NINTCHDBPICT000423687503 NINTCHDBPICT000423687515
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas