Kronika

Tre gra hajdute në pranga

policia e tiranes 2Tre gra janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi prej disa muajsh ishin në kërkim për vjedhje të shumta në dyqanet e një biznesmeni.

Burimet zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë ditën e sotme se, në pranga janë vënë, Rudina Dajlani, 42 vjeç, Nexhmije Dajlani, 29 vjeçe dhe Alketa Shahini, 33 vjeç, të treja të lindura në Fushë Krujë dhe banuese në Tiranë.



Arrestimi i tyre është bërë pasi dysohet se kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri tjetrin disa veshje në dyqanet në pronësi të V.K.

Ndërkohë të arrestuarat ishin në shpallura në kërkim.

Kjo pasi me vendim të datës 18 dhjetor 2013, Gjykata e Elbasanit, kishte caktuar masën e sigurisë me 1 vit burgim, për veprën penale të “Vjedhjes e realizuar në bashkëpunim”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas