Kronika

Transportonte pakistanezë drejt Malit të Zi, arrestohet 32-vjeçari

Policia kufitare ka vënë në pranga një 32-vjeçar i cili ka tentuar të transportonte gjashtë pakistanezë drejt Malit të Zi, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

“Me datën 19.06.2018, nga shërbimet e Policisë Kufitare në D. V. K. M. Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Ardian Meta 32 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK&M Hani i Hotit , në rrugën automobilistike Bajzë- Hani i Hotit , me automjetin e tip “Opel”,- me targë “AA 517 KH”, duke transportuar 6 (gjashtë) shtetas të vendeve të treta, pakestinez”,- njofton policia e Shkodrës.



Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas