Politika

Transferimi i Prokurorëve, reagon Basha: Rama-Marku shkatërruan hetimin për Tahirin

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”, kështu shkruan kreu i PD Lulzim Basha, në një postim në Twitter.

Ky reagim vjen pas lajmit për urdhrin e Kryeprokurores Arta Marku, për transferimin e disa Prokurorëve të Krimeve të Rënda, duke i kaluar përkohësisht në rrethe, mes tyre edhe Besim Hajdarmataj, Prokurori i cili kërkoi arrestimin e Saimir Tahiri.



Prokurorja e Përgjithshme urdhëroi caktimin e përkohshëm të: Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, ndërsa Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Pukës.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas