Aktualitet

Traktori e zë poshtë, humb tragjikisht jetën në Greqi 31-vjeçari shqiptar

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Halkidiki të Greqisë, shkruan “Zougla.gr”.

Ai punonte në zonën e Galarinos në Halkidiki, ishte duke drejtuar një traktor këtë të martë, që u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.



Pasi morën alarmin mbi ngjarjen, Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje duke nxjerrë shqiptarin e bllokuar nën traktor.

Megjithatë, sipas forcave zjarrfikëse greke, 31-vjeçari ishte i pajetë kur u nxor nga traktori.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas