Aktualitet

Trajtim me pagë dhe shtesa mbi pagë punonjësve në arsimin parauniversitar

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të  ligjit nr.10 405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të ligjit nr.107/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave, vendosi: “Në vendimin nr. 175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat, si më poshtë vijon: a) Në lidhjen nr.1, që përmendet në pikën 2, bëhen këto shtesa: i. në numrin rendor 15, pas emërtesës “Psikolog shkolle” shtohet emërtesa “Mësues i praktikës profesionale”;  ii. në numrin rendor 22, pas emërtesës “Mësues në ciklin e ulët, në shkollat 9-vjeçare” shtohet emërtesa “Instruktor i praktikës profesionale”.



Po ashtu në vendimin e KM, thuhet se: “b) Në lidhjen nr.2, që përmendet në pikën 3/a, bëhen këto shtesa: i. Në kolonën e dytë, që i përket grupit 3, shtohet paragrafi, si më poshtë si vijon: “Personeli instruktor i praktikës profesionale, i punësuar me kontratë të përhershme dhe që ka mbaruar një shkollë të mesme të profilizuar.”. ii. Në kolonën e tretë, “Niveli i diplomës”, që i përket grupit 3, shtohet paragrafi,  si më poshtë si vijon: “Diplomë e shkollës së mesme profesionale”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas