Sport

Trajneri i Atalantës sinjale pozitive për dy shqiptarët: Mund të jenë titullarë në “Europa League”

Nuk ka kohë për Atalantën për tu çlodhur, pas fitores 4-0 të tyre kundër Frosinones të hënën, ata tani do të përballen me Kopenhagen në Ligën e Evropës.

Gjatë konferencës për shtyp të para ndeshjes, menaxheri Xhasperini u pyet për situatën e skuadrës, ku nuk la pa përmendur as dy futbollistët shqiptarë, Etrit Berisha dhe Berat Xhimshiti:



“Dua ta nis me Pasaliç, pasi ai ka kualitete të mëdha. Nuk është çudi që ai është një lojtar i Çelsit dhe ai u huazua në skuadra të rëndësishme. Jam i bindur se këtu në Bergamo ai mund të gjejë mjedisin ideal për të zhvilluar si futbollist, sepse ai ka cilësi të konsiderueshme si teknikisht ashtu edhe fizikisht.

Nuk kam vendosur ende për formacionin dhe jam në dilemë se kush do të jetë portier i parë. Deri më tani, në rast se Berisha është në 100%, do të luajë.

Nëse vendos të luaj me 3 qendërmbrojtës, Xhimshiti do të jetë titullar. Por ende nuk kam vendosur asgjë”,- përfundoi tekniku i Atalantës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas